T EMA : ARRITTJET E FUTBOLLIT NE SHQIPERI Punoi: Redi Hajdari
A RRITJET E SKUADRAVE SHQIPTARE NE EUROPE Futbolli është një nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, nga të gjitha grupmoshat. Futbolli në Shqipëri e ka zanafillën e tij në fillimin e shekullit të 20-të. Në qytetet e mëdha si Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, ku kishte edhe shumë të huaj, futbolli nisi të përhapej me shpejtësi. Ndeshja e parë ndërkombëtare është zhvilluar në Shkodër përgjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1930 u krijua Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Dhe po këtë vit Shqipëria pranohet si anëtare e FIFA-s, Bashkimit të Federatave Botërore të Futbollit, e cila po këtë vit kishte organizuar për herë të parë Kupën “Zhyl Rime” (sot Kupa e Botës). Në vitin 1931 organizohet kampionati i parë kombëtar i futbollit në Shqipëri që u fitua nga SK Tirana. Në përgjithësi, deri në vitin 1939, në kampionatet kombëtare ka pasur një rivalitet të madh mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku fituese ka dalë e para, por ka pasur edhe mjaft skuadra të tjera si Skënderbeu, Flamurtari, etj, të cilët nisën të rivalizonin me dy skuadrat më të mëdha dhe më të forta në atë periudhë
Një risi tjetër që e bëri futbollin edhe më të dashur e të ndjekur në Shqipëri ka qenë edhe aktivizimi i disa lojtarëve të veçantë në kampionatin italian. Kanë shkëlqyer në këtë ambient profesionistësh lojtarë të tillë si; Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën, Loro Boriçi me Lacion, etj. Futbolli shqiptar filloi të shfaqej në arenën ndërkombëtare në vitin Në Tiranë u zhvilluan Lojërat Ballkanike, ku Shqipëria që e kishte tashmë kombëtaren e saj merr pjesë për herë të parë në një aktivitet zyrtar. Skuadra jonë Kombëtare shpallet fituese e turneut të futbollit, ç’ka përbënte një sukses të jashtëzakonshëm. Në vitin 1954, pas kërkesës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bëhet anëtare e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian UEFA.
A RRITJET MË TË MËDHA NË RANG KLUBESH NDËR SKUADRAT SHQIPTARE SHQUHEN : KS Flamurtari Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut për Kupën Ballkanike në vitin Të tjera ndeshje të rëndesishme Flamurtari i ka luajtur me Olimpiakos në vitin Flamurtari-Olimpiakos 0-2 dhe Olimpiakos-Flamurtari 3-1. Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet , kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian. Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” duke fituar në Vlorë me rezultatin 1-0, pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 1-1 dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
KF P ARTIZANI Historiku i skuadrës së Partizanit është shumë i pasur,mjafton të përmendim disa nga ndeshjet dhe rivalët me të cilët është përballur Partizani. Në Kupen e Kampioneve, Partizani – Austria Viena 1-0 (1981) Partizani – Celtic 1-0 (1979) Partizani – FC Koln 0-0 (1964) Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë. Në Kupën e Kupave, Partizani – Feyenoord 0-0 (1991) Partizani – Malmo 0-0 (1980) Partizani – Atvidabergs 2-0 (1970) Partizani – Torino 1-0 (1968) Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.
FK T IRANA Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (14 herë) ; në Kupën UEFA (9 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (26), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 11 ture te kaluara ne kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31-t në Botë, kjo pas sukseseve të një viti më parë në Kupën e Kupave.
FK K UKËSI Kukësi është një ndër skuadrat më simpatike shqiptare e cila ka arritur deri në fazën Play-Off. UEFA Europa League 1.Shtëpi 2.Jashtë Raundi i parë kualifikues Kukësi- Flora 0–0 1–1 Raundi i kualifikues KukësiSarajevo 3–2 0–0 Raundi i tretë kualifikues Kukësi-Metalurh Donetsk 2–0 0-1