T EMA : DIABETI Punoi:Redi Hajdari
L LOJET E DIABETIT Diabeti karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës në gjak i cili shkaktohet nga mungesa e insulinës në trup ose paaftësia e trupit për ta përdorur insulinën siç duhet.Diabeti është një sëmundje që mund të prekë çdo moshë. Mjekët thonë se diabeti tip 1 haset në rreth për qind të të sëmurëve me diabet. Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë,ndaj ky tip diabeti është quajtur insulinovartës. Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi prodhim jo në sasinë e duhur apo në kohën e duhur të insulinës.Ky tip diabeti nuk kërkon mjekim me insulinë por kërkon “çbllokimin” e insulinës së trupit nga faktorët që e pengojnë atë të veprojë si obeziteti
S IMPTOMAT E DIABETIT Diabeti shpesh quhet vrasës i heshtur sepse simptomat e diabetit vështirë vërehen dhe shumë lehtë merren për diçka tjetër por disa nga simptomat kryesore qe hasim jane: Urinimi i shpeshtuar dhe etja e tepruar Humbja e peshës Uri e tepert Shërim shumë i ngadaltë i plagëve Lodhja dhe ankthi Infeksionet e lekures (fungale)
U RINIMI I SHPESHTUAR DHE ETJA E TEPRUAR Nëse urinoni shpesh, sidomos gjatë natës, ndoshta vuani nga diabeti. Veshkat përpiqen shumë ta largojnë glukozën e tepërt nga gjaku, gjë që shkakton nevojë për të urinuar. Etja e tepërt ndodh për shkak se trupi ka nevojë për t’i rikthyer lëngjet e humbura. Këto simptoma janë disa nga treguesit e diabetit.
H UMBJA E PESHËS Nivelet shumë të larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë humbje drastike të peshës, 5-10 kg në një periudhë prej 2-3 muaj. Por, kjo nuk është humbje e shëndetshme e peshës. Insulina nuk mund ta shpërbëjë glukozën dhe trupi mendon se është i uritur dhe fillon t’i tretë proteinat si një zëvendësim për energjinë. Veshkat gjithashtu punojnë me një ritëm më të shpejtë për eliminimin e sheqerit të tepërt, gjë që çon në rritjen e konsumit të kalorive dhe e rrit rrezikun e dëmtimit të veshkave
U RIA Uria e tepërt është një tjetër simptomë e diabetit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve të papritura në nivelin e sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit në gjak rritet, trupi mendon se është i uritur dhe kërkon burime të glukozës, e cila do t’i furnizojë qelizat dhe do ta mundësojë punën e tyre.
S HËRIM SHUMË I NGADALTË I PLAGËVE Infeksionet, gërvishtjet dhe të mavijosurat që shërohen ngadalë janë gjithashtu një simptomë klasike e diabetit. Kjo ndodh për shkak se enët e gjakut janë të dëmtuara për shkak të niveleve të tepërta të glukozës. Gjaku në këtë rast qarkullon më vështirë dhe më ngadalë vjen deri tek organet e caktuara.
L ODHJA DHE ANKTHI Kur një person ka nivele të larta të sheqerit në gjak, në varësi të asaj se sa kohë është i ngritur niveli i sheqerit, mund të ndiejë lodhje kronike. Lodhja do t’ju bëjë gjithashtu të shqetësuar. Ndryshimet e papritura në nivelin e sheqerit në gjak mund të shkaktojnë luhatje të humorit.
S I TA PARANDALOJME DIABETIN ? Kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak,1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e rrezikuar ndërsa njerzit e tjerë kryerja e testit 1 herë në 3 vjet. Kontrolli rregullisht i tensionit të gjakut. Mbajta e peshës nën kontroll. Kryerja e aktivitet fizik,30 min të paktën në 5 ditë të javës. Pakësimi i marrjes së yndyrnave në ushqim,sidomos ato shtazore. Përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra,si fruta,zarzavate,etj. Shmangia e përdorimit të duhanit e alkoolit.