La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore

La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore

Parola di Vita, qualcosa di nuovo Chiara Lubich e P. Fabio Ciardi

Presentazioni simili


Presentazione sul tema: "Parola di Vita, qualcosa di nuovo Chiara Lubich e P. Fabio Ciardi"— Transcript della presentazione:

1 Parola di Vita, qualcosa di nuovo Chiara Lubich e P. Fabio Ciardi
“I commenti non porteranno più la firma di Chiara Lubich. Una novità che è continuità. È una sorpresa per tanti. Con il mese di gennaio il commento alla Parola di vita, che continua ad essere scelta dalla presidente del Movimento dei Focolari, Maria Voce attualmente, non porta più la firma di Chiara Lubich. Eravamo abituati a viverla accompagnati da lei. I suoi commenti rimangono un tesoro prezioso a cui continueremo ad attingere, saranno sempre oggetto di meditazione e fonte di ispirazione. Quest’anno i commenti sono stati affidati a Fabio Ciardi, oblato di Maria Immacolata. In una sua intervista a Città Nuova ribadisce: ‘nel solco della tradizione aperta da Chiara, siamo chiamati a continuare, proprio come lei faceva, ad interpellare la Scrittura perché essa ha sempre nuove risposte a situazioni sempre diverse’”. Chiara Lubich e P. Fabio Ciardi

2 Fjala për ta jetuar Shkurt 2015
« Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin në shoqëri, sikurse Krishti ju pranoi ju për lavdinë e Hyjit » (Rm 15,7).

3 Duke dashur të shkojë në Romë dhe prej andej për të vazhduar për në Spanjë, Pali apostull u dërgon më parë një letër bashkësive të krishtera të pranishme në atë qytet.

4 Në këto bashkësi, të cilat shpejt do ta dëshmojnë me një numër të madh martirësh pranimin e sinqertë dhe të thellë të Ungjillit, nuk mungojnë, sikurse gjetkë, tensionet, keqkuptimet, dhe madje rivaliteti. Në fakt, të krishterët e Romës paraqesin një prejardhje të larmishme shoqërore, kulturore dhe fetare.

5 Ka njerëz të ardhur prej judaizmit, prej botës greke dhe prej besimit të lashtë romak, ndoshta prej stoicizmit ose prej orientimeve të tjera filozofike. Ato mbartin në vetvete traditat e veta të mendimit dhe bindjet etike.

6 Disa quhen « të ligsht», sepse ndjekin zakone ushqimi të veçanta, janë për shembull vegjetarianët, ose ndjekin kalendare që tregojnë ditë të veçanta agjërimi; të tjerë quhen « të fortë », sepse të lirë prej këtyre kushtëzimeve, nuk janë të lidhur me tabu ushqimi ose me rituale të veçanta.

7 Pali, të gjithëve u drejton një thirrje të ngutshme :

8 « Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin në shoqëri, sikurse Krishti ju pranoi ju për lavdinë e Hyjit »

9 Qysh më parë në letër e kishte shqyrtuar çështjen duke iu drejtuar fillimisht « të fortëve », për t’i grishur që « t’i pranojnë » « të ligshtët », « pa i diskutuar opinionet », pastaj « të ligshtëve », me qëllim që edhe ata t’i pranojnë « të fortët » pa i gjykuar, duke qenë edhe ata vetë « të pranuar » prej Hyjit.

10 Në fakt Pali është i bindur se secili, megjithë dallimet e mendimeve dhe të zakoneve, vepron për dashurinë e Zotit.

11 Pra, nuk ka arsye për ta gjykuar atë që mendon ndryshe, aq më tepër për ta shkandullar me sjellje arrogante dhe me ndjenjën e epërsisë. Përkundrazi, ajo që duhet patur si objektiv është e mira e të gjithëve, « forcimi i ndërsjelltë », domethënë ndërtimi i bashkësisë, uniteti i saj (krh 14, 1-23).

12 Është fjala që edhe në këtë rast të zbatohet rregulla e madhe e të jetuarit si i krishterë, që Pali e kishte kujtuar pak më parë në letrën e tij: « Dashuria është zbatimi i përsosur i Ligjit » (13,10). Duke mos u sjellë më sipas udhës së dashurisë (14,15), të krishterët e Romës nuk e kishin mbajtur shpirtin e vëllazërimit, që duhet t’i frymëzojë anëtarët e çdo bashkësie.

13 Apostulli propozon si model pranimi të ndërsjelltë, atë të Jezusit kur, në vdekjen e tij, në vend që t’i pëlqente vetvetes, mori mbi vete dobësitë tona (krh 15, 1-3). Nga lartësia e kryqit i tërhoqi të gjithë tek vetja, dhe pranoi Gjonin hebre së bashku me centurionin romak, Maria Magdalenën së bashku me keqbërësin e kryqëzuar me të.

14 « Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin në shoqëri, sikurse Krishti ju pranoi ju për lavdinë e Hyjit »

15 Edhe në bashkësitë tona të krishtera, ndonëse jemi të gjithë « të dashur prej Hyjit, të grishur, shenjtër » (1,7), nuk mungojnë, njëlloj me ato të Romës, mosmarrëveshjet dhe kundërshtimet për mënyrat e shikimit të ndryshme dhe kulturat shpesh të largëta njëra prej tjetrës.

16 Shpesh ballafaqohen tradicionalistët dhe novatorët – për të përdorur një gjuhë ndoshta pak thjeshtësuese, por menjëherë të kuptueshme-, njerëz më të hapur dhe të tjerë më të mbyllur, të interesuar më shumë për një krishtërim më fort shoqëror ose më fort shpirtëror.

17 Dallimet ushqehen prej bindjeve politike dhe prej prejardhjeve shoqërore të ndryshme. Dukuria aktuale e emigrimit i shton grumbullimeve tona liturgjike dhe grupeve të ndryshme kishtare përbërës të tjerë të larmisë kulturore dhe të prejardhjes gjeografike.

18 Të njëjtat dinamika mund të shpërthejnë në marrëdhëniet mes të krishterëve të Kishave të ndryshme, por edhe në familje, në mjediset e punës ose në ato politike.Atëherë depërton tundimi për të gjykuar dikë që nuk mendon si ne dhe për ta mbajtur veten me të madhe në një kundërvënie dhe përjashtim të ndërsjelltë shterpë.

19 Modeli i propozuar prej Palit nuk është sheshimi që rrafshon, por bashkimi mes të ndryshmëve që pasuron. Jo rastësisht, dy kapituj më parë, në të njëjtën letër, flet për unitetin e trupit dhe të larmisë së gjymtyrëve, sikurse larmia e karizmave që pasurojnë dhe gjallërojnë bashkësinë (krh. 12, 3-13).

20 Modeli nuk është, për të përdorur një figurë të Papa Franceskut, sfera ku çdo pikë gjendet në distancë të barabartë prej qendrës pa patur ndryshime mes njërës pikë dhe tjetrës. Modeli është poliedri, që ka sipërfaqe të ndryshme mes tyre dhe një kompozim asimetrik, ku të gjitha pjesët ruajnë origjinalitetin e tyre.

21 « Madje edhe njerëzit, që mund të kritikohen për gabimet e tyre, kanë diçka për të sjellë që nuk duhet çuar dëm. Është bashkimi i popujve, që, në rendin universal, ruajnë veçantitë e tyre; është tërësia e njerëzve në një shoqëri që kërkon një të mirë të përbashkët që me të vërtetë i përfshin të gjithë ».

22 « Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin në shoqëri, sikurse Krishti ju pranoi ju për lavdinë e Hyjit »

23 Fjala për ta jetuar është një ftesë për të njohur gjënë e mirë që ka tjetri, të paktën për faktin se Krishti e ka dhënë jetën edhe për atë njeri, të cilin jam i prirur ta gjykoj.

24 Është një ftesë për të dëgjuar, duke braktisur mjetet mbrojtëse, për të qenë i hapur ndaj ndryshimit, për të pranuar ndryshimet me respekt dhe dashuri, për të arritur formimin e një bashkësie plurale dhe njëkohësisht të bashkuar.

25 Kjo fjalë është zgjedhur prej Kishës ungjillore në Gjermani për t’u jetuar prej anëtarëve të saj dhe për t’i ndriçuar ata përgjatë vitit Bashkëndarja e saj, të paktën gjatë këtij muaji, mes anëtarëve të Kishave të ndryshme dëshiron të jetë edhe një shenjë e pranimit të ndërsjelltë.

26 Kështu do të mundemi t’i japim lavdi Hyjit me një shpirt të vetëm dhe me një zë të vetëm (15,6), sepse, sikurse do të thoshte Kjara Lubik në katedralen e reformuar të shën Pjetrit në Gjenevë :

27 « Koha e tashme […] i kërkon secilit prej nesh dashuri, i kërkon unitet, bashkim, solidaritet.

28 Por, i thërret edhe Kishat që ta ndreqin përsëri unitetin e prishur prej shekujsh. Kjo është reforma e reformave që Qielli na e kërkon. Është hapi i parë dhe i nevojshëm drejt një vëllazërimi universal me të gjithë burrat dhe gratë e botës. Në fakt, bota do të besojë, nëse ne do të jemi të bashkuar »

29 « Prandaj, pranojeni njëri‑tjetrin në shoqëri, sikurse Krishti ju pranoi ju për lavdinë e Hyjit »
“Fjala për ta Jetuar” shkruar nga Atë Fabio Ciardi Grafika Anna Lollo në bashkim me don Placido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit për informacion PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në


Scaricare ppt "Parola di Vita, qualcosa di nuovo Chiara Lubich e P. Fabio Ciardi"

Presentazioni simili


Annunci Google