Scaricare la presentazione
La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore
Pubblicatodeivi hajdari Modificato 6 anni fa
1
T EMA : ARRITTJET E FUTBOLLIT NE SHQIPERI Punoi: Redi Hajdari
2
A RRITJET E SKUADRAVE SHQIPTARE NE EUROPE Futbolli është një nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, nga të gjitha grupmoshat. Futbolli në Shqipëri e ka zanafillën e tij në fillimin e shekullit të 20-të. Në qytetet e mëdha si Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Korçë, ku kishte edhe shumë të huaj, futbolli nisi të përhapej me shpejtësi. Ndeshja e parë ndërkombëtare është zhvilluar në Shkodër përgjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1930 u krijua Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Dhe po këtë vit Shqipëria pranohet si anëtare e FIFA-s, Bashkimit të Federatave Botërore të Futbollit, e cila po këtë vit kishte organizuar për herë të parë Kupën “Zhyl Rime” (sot Kupa e Botës). Në vitin 1931 organizohet kampionati i parë kombëtar i futbollit në Shqipëri që u fitua nga SK Tirana. Në përgjithësi, deri në vitin 1939, në kampionatet kombëtare ka pasur një rivalitet të madh mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku fituese ka dalë e para, por ka pasur edhe mjaft skuadra të tjera si Skënderbeu, Flamurtari, etj, të cilët nisën të rivalizonin me dy skuadrat më të mëdha dhe më të forta në atë periudhë
3
Një risi tjetër që e bëri futbollin edhe më të dashur e të ndjekur në Shqipëri ka qenë edhe aktivizimi i disa lojtarëve të veçantë në kampionatin italian. Kanë shkëlqyer në këtë ambient profesionistësh lojtarë të tillë si; Riza Lushta me Juventusin, Naim Kryeziu me Romën, Loro Boriçi me Lacion, etj. Futbolli shqiptar filloi të shfaqej në arenën ndërkombëtare në vitin 1946. Në Tiranë u zhvilluan Lojërat Ballkanike, ku Shqipëria që e kishte tashmë kombëtaren e saj merr pjesë për herë të parë në një aktivitet zyrtar. Skuadra jonë Kombëtare shpallet fituese e turneut të futbollit, ç’ka përbënte një sukses të jashtëzakonshëm. Në vitin 1954, pas kërkesës së Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bëhet anëtare e organizmit më të rëndësishëm të futbollit evropian UEFA.
4
A RRITJET MË TË MËDHA NË RANG KLUBESH NDËR SKUADRAT SHQIPTARE SHQUHEN : KS Flamurtari Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut për Kupën Ballkanike në vitin 1980. Të tjera ndeshje të rëndesishme Flamurtari i ka luajtur me Olimpiakos në vitin 1990-1991. Flamurtari-Olimpiakos 0-2 dhe Olimpiakos-Flamurtari 3-1. Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian. Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” duke fituar në Vlorë me rezultatin 1-0, pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 1-1 dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
5
KF P ARTIZANI Historiku i skuadrës së Partizanit është shumë i pasur,mjafton të përmendim disa nga ndeshjet dhe rivalët me të cilët është përballur Partizani. Në Kupen e Kampioneve, Partizani – Austria Viena 1-0 (1981) Partizani – Celtic 1-0 (1979) Partizani – FC Koln 0-0 (1964) Në Kupën Intertoto kualifikimi për në raundin e dytë në 2003 pas një fitore ndaj Maccabi Netanya 2-0 në Tiranë. Në Kupën e Kupave, Partizani – Feyenoord 0-0 (1991) Partizani – Malmo 0-0 (1980) Partizani – Atvidabergs 2-0 (1970) Partizani – Torino 1-0 (1968) Por më kryesorja ka qene fitorja e Kupës Ballkanike në vitin 1970 ndaj Beroe Stara Zagora.
6
FK T IRANA Në arenën e futbollit Europian Tirana është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (14 herë) ; në Kupën UEFA (9 herë), ndërsa në Kupën e Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (26), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 11 ture te kaluara ne kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare. Gjithashtu, bardheblutë mbajnë rekordin e të gjitha kohërave edhe për pozicionin më të lartë të një klubi futbolli shqiptar në renditjen e IFFHS, teksa në vitin 1987 renditeshin të 31-t në Botë, kjo pas sukseseve të një viti më parë në Kupën e Kupave.
7
FK K UKËSI Kukësi është një ndër skuadrat më simpatike shqiptare e cila ka arritur deri në fazën Play-Off. UEFA Europa League 1.Shtëpi 2.Jashtë Raundi i parë kualifikues Kukësi- Flora 0–0 1–1 Raundi i kualifikues KukësiSarajevo 3–2 0–0 Raundi i tretë kualifikues Kukësi-Metalurh Donetsk 2–0 0-1
Presentazioni simili
© 2024 SlidePlayer.it Inc.
All rights reserved.