La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore

La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore

Fjala për ta Jetuar Korrik 2010.

Presentazioni simili


Presentazione sul tema: "Fjala për ta Jetuar Korrik 2010."— Transcript della presentazione:

1 Fjala për ta Jetuar Korrik 2010

2 "Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme
"Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme. Kur e gjen një perlë me vleftje të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë " (Mt 13, 45-46).

3 Në këtë shëmbëlltyrë të shkurtër Jezusi e prek fort përfytyrimin e dëgjuesve të vet. Të gjithë e dinin vlerën e perlave, të cilët së bashku me arin ishin atëherë gjëja më e çmueshme që njihej.

4 Për më tepër, shkrimet e shenjta flisnin për dituri dhe pra për njohjen e Hyjit si për diçka që s`mund të krahasohet "as me gurin e paçmueshëm".

5 Por në shëmbëlltyrë del në pah vlera e jashtëzakonshme, e habitshme dhe e papritur që është për atë tregtar fakti që, ndoshta në një pazar, vuri re një perlë që vetëm për sytë e tij të stërvitur kishte një vlerë shumë të madhe dhe nga i cili mund të nxirrte një goxha fitim.

6 Prandaj, pasi bëri hesapet, vendosi se ia vlente të shiste gjithçka për të blerë perlën. E kush nuk do të vepronte kështu në vend të tij?

7 Ja pra kuptimi i thellë i shëmbëlltyrës : takimi me Jezusin, domethënë me Mbretërinë e Hyjit midis nesh - ja perla! - është ai rast unik që duhet rrëmbyer fluturimthi, duke angazhuar deri në fund të gjitha energjitë vetjake dhe gjithçka zotërojmë.

8 "Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme
"Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme. Kur e gjen një perlë me vleftje të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë " (Mt 13, 45-46).

9 Nuk është hera e parë që dishepujt e ndiejnë veten të vënë përballë një kërkese rrënjësore, domethënë përballë asaj gjithçkaje që duhet braktisur për të ndjekur Jezusin: të mirat më të çmuara siç janë dashuritë familjare, siguria ekonomike, garancitë për të ardhmen.

10 Por kërkesa e tij nuk është e paarsyeshme dhe pa kuptim.
Për një "gjithçka" që humbitet është një "gjithçka" që gjendet, që është shumë më e çmuar. Sa herë që Jezusi kërkon diçka, premton edhe që të japë shumë, shumë më tepër, në një masë shumë të bollshme.

11 Kështu me këtë shembëlltyrë ai na siguron se do të kemi në dorë një thesar që do të na bëjë të pasur përgjithmonë. Dhe nëse mund të na duket gabim që ta lëmë të sigurtën për të pasigurtën, një të mirë të sigurt për një të mirë që vetëm është premtuar, le të mendojmë për atë tregtarin: ai e di se ajo perlë është shumë e çmuar dhe pret plot besim atë që do t`i sigurojë duke e shkëmbyer.

12 Kështu ai që do të ndjekë Jezusin e di, e shikon, me sytë e besimit, çfarë fitimi tepër të madh do të ketë kur të ndajë me të trashëgimin e Mbretërisë pasi ka braktisur gjithçka, të paktën shpirtërisht.

13 Hyji, të gjithë njerëzve, u ofron në jetë një rast të tillë që të mund të dinë ta kapin.

14 "Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme
"Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme. Kur e gjen një perlë me vleftje të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë " (Mt 13, 45-46).

15 Është një ftesë konkrete për të lënë mënjanë të gjithë ata idhuj që mund të zenë vendin e Hyjit në zemër: karriera, martesa, studimet, një shtëpi e bukur, profesioni, sporti, zbavitja .

16 Është një ftesë për ta vënë Hyjin në vendin e parë, në majën e çdo mendimi personal, të çdo dashurie vetjake, sepse gjithçka në jetë duhet të përmblidhet tek ai, dhe gjithçka duhet të vijë nga ai.

17 Duke bërë kështu, duke kërkuar Mbretërinë, sipas premtimit ungjillor, të tjerat do të na jepen si shtesë. Duke lënë mënjanë gjithçka për Mbretërinë e Hyjit do ta marrim të njëqindfishuar në shtëpi, vëllezër, motra, etër dhe nëna, sepse Ungjilli ka një përmasë të qartë njerëzore. Jezusi është njeri - Hyj dhe së bashku me ushqimin shpirtëror na siguron bukën, shtëpinë, veshjen, familjen.

18 Ndoshta do të duhej të mësonim prej "të vegjëlve" që të kishim më shumë besim tek Provania e Atit, e cila bën që të mos i mungojë asgjë atij që për dashurinë jep ato pak gjëra që ka.

19 Në Kongo, një grup të rinjsh prej disa muajsh prodhojnë me lëvozhgën e bananes kartolina artistike, të cilat pastaj shiten në Gjermani. Në fillim i mbajnë të gjitha të ardhurat (dikush ushqen gjithë familjen e vet me to). Tani kanë vendosur që 50% ta kenë së bashku dhe 35 të rinj të papunë kanë marrë një ndihmë prej kësaj shume.

20 Por Hyji nuk e lë veten ta mundin në bujari: dy nga këta të rinj kanë bërë një punë kaq të mirë në dyqanin ku punojnë, saqë disa tregtarë që kërkojnë personel, i janë drejtuar atij dyqani. Kështu 11 vetë kanë gjetur një punë të qëndrueshme.

21 “Parola di Vita”, pubblicazione mensile del Movimento dei Focolari.
"Il regno dei cieli è simile a un mercante che va in cerca di perle preziose; trovata una perla di grande valore, va, vende tutti i suoi averi e la compra" (Mt 13, 45-46). “Parola di Vita”, pubblicazione mensile del Movimento dei Focolari. Testo di: Chiara Lubich, Pubblicata nel Luglio Grafica Anna Lollo in collaborazione con don Placido D’Omina (Sicilia, Italia) Questo commento alla Parola di Vita è tradotto in 96 lingue e idiomi, e raggiunge vari milioni di persone in tutto il mondo tramite stampa, radio, TV e via internet. Per informazioni Questo PPS, in diverse lingue, è pubblicato su


Scaricare ppt "Fjala për ta Jetuar Korrik 2010."

Presentazioni simili


Annunci Google