Scaricare la presentazione
La presentazione è in caricamento. Aspetta per favore
1
Fjala për ta jetuar Mars 2013
2
«Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të» (Gjoni 8,7 ).
3
Ndërsa Jezusi mësonte në tempull, skribët dhe farisenjtë çuan para tij një grua që ishte kapur duke bërë tradhëti bashkëshortore dhe i thanë: ...Në ligj Moisiu na urdhëroi që të tillat të vriten me gurë. Po ti çka thua?” (Gjoni 8,5)
4
Me këtë donin t’i ngrinin kurth: kështu, nëse Jezusi do të kishte qënë kundër vrasjes me gurë do të mund ta akuzonin se ishte kundër ligjit.
5
Dhe në fakt, sipas tij, dëshmitarët e drejtpërdrejtë të fajit duhet të fillonin të hidhnin gurë mbi atë që kishte mëkatuar, dhe pastaj të ndiqeshin nga populli.
6
Por, nga ana tjetër, nëse Jezusi do të kishte miratuar dënimin me vdekje, atëherë do ta kishin bërë të binte në kontradiktë me mësimin e tij mbi mëshirën e Hyjit ndaj mëkatarëve.
7
Por Jezusi, që ishte gjunjëzuar dhe po vizatonte shënja mbi dhe duke treguar në këtë mënyrë gjakftohtësinë e tij, duke u ngritur tha:
8
«Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të » (Gjoni 8,7 ).
9
Pas këtyre fjalëve, akuzuesit u tërhoqën njëri pas tjetrit, duke filluar nga më të moshuarit.
10
Mjeshtri iu drejtua gruas dhe i tha: “Grua, ku janë ata
Mjeshtri iu drejtua gruas dhe i tha: “Grua, ku janë ata? Askush nuk të dënoi” “Askush Zotëri- u përgjigj- “As unë nuk po të dënoj. Shko, por tani e tutje mos mëkato më” (Gjoni 8,10- 11)
11
«Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të» (Gjoni 8,7 ).
12
Me këto fjalë, Jezusi sigurisht që nuk del tolerues ndaj së keqes, siç është tradhëtia bashkëshortore. Fjalët e tij: ”Shko, por tani e tutje mos mëkato më”, tregojnë qartësisht se kush është urdhërimi i Hyjit.
13
Jezusi dëshiron ta nxjerrë hapur hipokrizinë e njeriut që bëhet gjykatës i motrës mëkatare, pa e njohur edhe veten e tij si mëkatar.
14
Duke nënvizuar me fjalët e tij edhe njëherë urdhërimin e njohur: “Mos gjykoni që të mos gjykoheni. Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni” (Mateu 7, 1-2)
15
Duke folur në këtë mënyrë, Jezusi u drejtohet edhe atyre që dënojnë të tjerët pa i dëgjuar, pa marë parasysh pendimin që mund të lindë në zemrën e fajtorit.
16
Dhe gjithashtu tregon qartësisht cili është qëndrimi i tij ndaj atij që dështon: të kemi mëshirë.
17
Kur ata njerëz u larguan nga gruaja që kishte bërë tradhti, “Mbeten vetëm dy – thotë Agustini, Ipeshkvi i Iponë-s – mjerimi dhe mëshira”.
18
«Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të» (Gjoni 8,7 ).
19
Si ta vëmë në praktikë këtë Fjalë?
20
Të kujtohemi përballë çdo vëllai apo motre se edhe ne jemi mëkatarë.
21
Të gjithë kemi mëkatuar, dhe edhe pse na duket se nuk jemi përfshirë në gabimë të mëdha, duhet gjithmonë të kemi parasysh se mund të mos e njohim peshën reale të rrethanave që kanë shtyrë të tjerët të bien kaq poshtë, të largohen në këtë mënyrë nga Hyji.
22
Si do të ishim sjellë ne në vendin e tyre?
Edhe ne, ndonjëherë, e kemi thyer lidhjen që na bashkonte me Hyjin, nuk i kemi qëndruar besnikë.
23
Nëse Jezusi, njeriu i vetëm pa mëkat, nuk e ka lëshuar gurin e parë kundër gruas tradhtare, as ne nuk mund ta bëjmë kundër ndokujt.
24
Dhe atëherë: të kemi mëshirë për të gjithë, të reagojmë ndaj atyre impulseve që na shtyjnë të dënojmë pa mëshirë.; duhet të dimë të falim dhe të harrojmë.
25
Të mos mbajmë në zemër mbeturina gjykimi, mërish, pasi mund të gryejnë inatin dhe urrejtjen që na largon nga vellezrit. Ta shikojmë secilin sikur të ishte një njeri i ri.
26
Duke pasur në zemër, në vend të gjykimit dhe dënimit, dashurinë dhe mëshirën ndaj çdokujt, do ta ndihmojmë që të fillojë një jetë të re, do t’i japim çdo herë zemër për të rifilluar.
27
Testo di Chiara Lubich, scritto nel 1998
«Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të» (Gjoni 8,7 ). Testo di Chiara Lubich, scritto nel 1998 Grafica Anna Lollo in collaborazione con don Placido D’Omina (Sicilia, Italia) * * * Il commento alla Parola di Vita è tradotto ogni mese in 96 lingue e idiomi, e raggiunge vari milioni di persone in tutto il mondo tramite stampa, radio, TV e via internet. Per informazioni Questo PPS, in diverse lingue, è pubblicato su
Presentazioni simili
© 2024 SlidePlayer.it Inc.
All rights reserved.